Politike

FNSH-të zbarkojnë në Kavajë, socialistët presin betimin, Isa Sakja i sfidon: Do jem në zyrë

30 Korrik 2019, 07:56 Nga DOSJA
FNSH-të zbarkojnë në Kavajë, socialistët presin

KAVAJË– Ndërkohë që në Kavajë pritet të konstituohet këshilli bashkiak dhe të betohet kryebashkiaku i ri, Isa Sakja ka paralajmëruar rezistencë.

Kryetari në ikje i Bashkisë ka bërë me dije se nuk do ta lirojë zyrën e tij, pasi nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit.

“Sot do të jem në detyrë. Vazhdoj detyrën, nuk mund të lë bashkinë kur vetëm 5 përqind e qytetareve të Kavajës kanë votuar,”-tha Sakja.

Ndërkohë Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës është konstituuar pa probleme. Betohet kryetari i ri Haxhi Memolla. Pritet që sot të betohet kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali. Nisin protestat nga demokratët jashtë godinës së Bashkisë Kavajë.  

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike isa sakja kavaje zgjedhjet lokale 2019 isa sakja kavaje zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll