Politike

‘Dhoma e ngushtë dreqin’, Arben Ahmetaj sikletoset në Kavajë, Spiropali e ngushëllon: Ja se mbaroi…(FOTO)

30 Korrik 2019, 08:41 Nga DOSJA
‘Dhoma e ngushtë dreqin’, Arben Ahmetaj sikletoset në

KAVAJE– Momente sikleti për ish-ministrin Arben Ahmetaj dhe ministren Elisa Spiropali në Kavajë.

Betimi i kryetarit të ri të Bashkisë, Redi Krali dhe këshillit Bashkiak është zhvilluar tek ambientet e prefekturës, në një zyrë tejet të vogël.

Temperaturat e larta kanë bërë që Ahmetaj të shprehë sikletin. Në ndihmë i është gjendur menjëherë ministrja Elisa Spiropali, e cila i ka thënë që të durojë edhe pak.

Biseda e Ahmetajt dhe Spiropalit në Kavajë:

Arben Ahmetaj: Është shumë e ngushtë kjo dhoma dreqin… Hapini ato dritaret mo ej…

(Fërkojnë ballin për të fshirë djersët)

Elisa Spiropali: Ja se mbaroi…

Ditën e sotme në Kavajë, do të bëhet konstituimi i Këshillit të Ri Bashkiak dhe betimi i kryebashkiakut të ri. PD ka paralajmëruar protestë, ndërsa FNSH-të kanë zbarkuar në qytet. Kryebashkiaku i PD-së Isa Sakja ka bërë me dije se nuk do ta lirojë zyrën duke sfiduar socialistët.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj betimi i kryebashkiakeve te rinj elisa spiropali arben ahmetaj betimi i kryebashkiakeve te rinj elisa spiropali

Sondazh

Poll