Aktualitet

Vrasja e arkitektit italian/ Mbyllen hetimet, 6 shqiptarë merren si të dyshuar kryesorë

Dy prej shqiptarëve janë të dyshuar për vrasje kurse pjesa tjetër akuzohen për bashkëpunim në krim dhe për posedim arme.

28 Qershor 2022, 11:17 Nga A.B
Vrasja e arkitektit italian/ Mbyllen hetimet, 6 shqiptarë merren si të
Roberto Mottura

ITALI- Gjashtë shqiptarë janë marrë nën hetim për vrasjen e arkitektit Roberto Mottura në Itali.  Ky i fundit u qëllua për vdekje me pistoletë në banesën e tij në Torino, më 9 Qershor 2021. Dy prokurorët e çështjes, Marco Sanini dhe Valentina Sallaroli, kanë mbyllur tashmë hetimet. Dy prej shqiptarëve janë të dyshuar për vrasje kurse pjesa tjetër akuzohen për bashkëpunim në krim dhe për posedim arme. Në banesën e dy prej tyre u gjet një armë.

KUR NDODHI VRASJA?

Arkitekti italian Roberto Mottura u vra me një pistoletë të kalibrit 22 më 9 qershor 2021. Ai u qëllua gjatë një tentative grabitjeje në vilën e tij. Ai u vra në sy të djalit dhe gruas së tij. 

roberto mottura itali

Sondazh

Poll