Aktualitet

S’kishte burime për justifikim të pasurisë, shkarkohet djali i ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese

Në seancën e sotme, trupa gjykuese pasi ka hetuar në tre shtylla figurën e tij, ka vendosur që ta shkarkojë nga detyra me pretendimin se nuk kishte burime për justifikim të pasurisë.

28 Qershor 2022, 10:08 Nga k.m.
S’kishte burime për justifikim të pasurisë, shkarkohet
Altin Abdiu

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu, djali i Femi Abdiut. Në seancën e sotme, trupa gjykuese pasi ka hetuar në tre shtylla figurën e tij, ka vendosur që ta shkarkojë nga detyra me pretendimin se nuk kishte burime për justifikim të pasurisë.

Gjyqtari i Tiranës Altin Abdiu u pyet për transaksionet në këmbimin e dy apartamenteve me dy të tjerë, që figurojnë ende në pronësi të familjes së tij, si dhe për një vilë dy katëshe në një fshat turistik në Golem - pasuri ku rezulton bashkëpronar, për të cilat deklaroi se janë krijuar nga prindërit e tij dhe se veprimet juridike janë kryer nga i ati, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu. 

Abdiu u mbrojt me argumentin se veprimet për pasuritë e paluajtshme janë kryer nga prindërit, si dhe janë krijuar prej tyre, por nga analiza financiare paraprake e përgjithshme për periudhën 2003-2016, është konstatuar balancë negative në vlerën totale 3.9 milionë lekë. 

altin abdiu vettingu procesi i vettingut shkarkohet altin abdiu

Sondazh

Poll