Aktualitet

Punonjësi i Ujësjellësit bie nga mali i Çikës, niset në spital me helikopter

Punonjësi i Ujësjellësit ka pësuar dëmtime dhe po transportohet në spital me helikopter. 

28 Qershor 2022, 11:26 Nga k.m.

Punonjësi i Ujësjellësit bie nga mali i Çikës, niset

VLORË- Një punonjës i Ujësjellësit ra paraditen e sotme në humnerë në Malin e Çikës. Arjan Agalliu, 55 vjeç ka rënë në greminë në Malin e Çikës në Himarë pasi ishte duke punuar te burimet e ujit në atë zonë.

Punonjësi i Ujësjellësit ka pësuar dëmtime dhe po transportohet në spital me helikopter. Por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

"Rreth orës 11:20, mbërriti njoftimi në sallën operative të DVP Vlorë se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodheshin në malin e Çikës. Për pasojë njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, u rrëzua aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar. Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e tij në spital me helikopter,"-thuhet në njoftimin e Policisë.

Forcat e zjarrfikësve të Himarës dhe helikopteri i kanë ardhur në ndihmë 55-vjeçarit Arjan Agalliu, ndërkohë ka mbërritur edhe helikopteri që e transportoi drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor.

punonjësi i ujësjellësit bie punonjesi nga mali arjan agalliu

Sondazh

Poll