Aktualitet

Gjendet parcela me kanabis në Himarë, në pranga dy persona

Në pranga ka përfunduar personi me inicialet R. C., 39 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe D. A., 33 vjeç, banues në Vlorë.

28 Qershor 2022, 10:04 Nga A.B
Gjendet parcela me kanabis në Himarë, në pranga dy persona
Kanabis

VLORË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi kishin kultivuar në parcela lëndë narkotike. Në pranga ka përfunduar personi me inicialet R. C., 39 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe D. A., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit, në fshatin Vuno, Himarë, në vendin e quajtur “Gjimlik”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis (bimë në proces tharjeje). Nga veprimet hetimore dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit R. C. dhe D. A. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Himarë/Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjimlik”. Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Gjimlik”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-R. C., 39 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes. -D. A., 33 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit, në fshatin Vuno, Himarë, në vendin e quajtur “Gjimlik”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis (bimë në proces tharjeje). Nga veprimet hetimore dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit R. C. dhe D. A. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

parcela me kanabis himare

Sondazh

Poll