Aktualitet

Shiste kokainë në qendër të qytetit, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali

Shqiptari ishte nën vëzhgim nga karabinerët pasi shiste çdo ditë nga krahinat fqinje

28 Qershor 2022, 09:51 Nga A.B
Shiste kokainë në qendër të qytetit, arrestohet
Policia italiane

ITALI- Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Shqiptari, i cilli ishte i pastrehë është kapur duke shitur dy doza kokainë një klienti në Piazza Tacito, në zemër të qendrës së qytetit. E gjithë ngjarja u pa nga karabinerët të cilën ishin pranë vendit. 

Shqiptari ishte nën vëzhgim nga karabinerët pasi çdo ditë nga krahinat fqinje, ai shihej duke bërë shitje të ndryshme të “mallrave të bardha”, sidomos në orët e mbrëmjes dhe në fundjavë.

Policia i sekuestroi shqiptarit 2 mijë e 500 euro cash, të ardhura nga trafiku i drogës duke qenë se ai nuk ushtron asnjë aktivitet pune në Itali.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll