Aktualitet

Lija e dhenve në kopshtet e Gjirokastrës/ Drejtoresha e Arsimit: Prindërit të kenë kujdes

Drejtoresha e Arsimit e Gjirokastrës u shpreh se sëmundja është shfaqur në një periudhë të pazakontë duke shkaktuar shqetësim tek prindërit.

28 Qershor 2022, 10:32 Nga A.B
Lija e dhenve në kopshtet e Gjirokastrës/ Drejtoresha e Arsimit:
Femije

GJIROKASTËR- Gjashtë raste janë shënuar në Gjirokastër me sëmundjen e variçelës apo të njohur ndryshe si lija e dhenve. Për 'Faxnews', drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Bashkinë Gjirokastër, Doriana Demo u shpreh se sëmundja është shfaqur në një periudhë të pazakontë duke shkaktuar shqetësim tek prindërit. Ajo u bën thirrje prindërve të tregohen të kujdesshëm në rastet e shfaqjes së shenjave të para. 

'Ne kemi pasur raste sporadike në çerdhe dhe një prej kopshteve, fëmijët janë distancuar, po mjekohen në shtëpi, vazhdimisht kemi lajmëruar prindërit, është kohë e pazakontë kjo për linë e dhenve. Prindërit të jenë të kujdesshëm, që të mos i ngatërrojnë simptomat. Kemi pasur 6 raste në total, dhe nuk kemi pasur njoftime të tjera”, u shpreh drejtuesja.

Mbi 600 fëmijë të moshës 1-7 vjeç frekuentojnë institucionet e arsimit parashkollor në Bashkinë Gjirokastër, mbi 400 prej të cilëve janë në kopshtet dhe çerdhet e qytetit.

lija e dhenve

Sondazh

Poll