Aktualitet

ME VIDEO- Zbulohet nga droni magazina e drogës në Lezhë, dy të arrestuar (EMRAT)

Në pranga ka rënë Erbardh Gjeloshi, 36 vjec ndërsa është shpallur në kërkim, Erjon Mirukaj, 32 vjeç.

28 Qershor 2022, 10:40 Nga A.B
ME VIDEO- Zbulohet nga droni magazina e drogës në Lezhë, dy
Policia e Lezhes

LEZHË- Parcelë kanabisi në Lezhë. Gjatë kontrolleve me dron, është zbuluar parcela me fidanë në fshatin Gocaj, njësia administrative Balldre. Pas kontrolleve u zbuluan bimë të dyshuara në proces tharjesh si dhe bimë në formë bocesh në një ambient të mbyllur, të përshtatur si magazinë.  

Në pranga ka rënë Erbardh Gjeloshi, 36 vjec ndërsa është shpallur në kërkim, Erjon Mirukaj, 32 vjec. Gjithashtu, në vijim të operacionit, në një sipërfaqe toke buzë lumit Drin, në njësinë administrative Kallmet, janë gjetur bimë të dyshuara narkotike, që dyshohet se janë kultivuar nga Erbardh Gjeloshi. Në pranga ka përfunduar edhe Marcelo Cali, 24 vjeç, banues në Balldre, për veprën penale "Moskallëzim krimi", si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Gjon Nikolla, 55 vjeç, banues në Gocaj, me detyrë kryetar i fshatit Gocaj, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

NJOFTIMI I POLICISË:

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë/Vijon kontrolli masiv i territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”. Evidentohet dhe shkatërrohet një magazinë e përshtatuar për përgatitjen e lëndëve narkotike. Goditet dhe 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike, në ambient të hapur. Arrestohen në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këto veprimtari kriminale. Vihet në pranga 1 shtetas, për moskallëzim krimi, si dhe procedohet në gjendje të lirë kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, duke përdorur dronë dhe agjentë në terren. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Next”, gjatë të cilit, në fshatin Gocaj, njësia administrative Balldre, rrethi Lezhë, në një ambient të mbyllur, të përshtatur si magazinë, në pronësi të shtetasit E. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë, bimë të dyshuara narkotike në proçes tharjeje, si dhe një sasi lënde narkotike në formë boçesh. Gjithashtu, në vijim të operacionit, në një sipërfaqe toke buzë lumit Drin, në njësinë administrative Kallmet, janë gjetur bimë të dyshuara narkotike, që dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi E. Gj.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., 36 vjeç, banues në Gocaj, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në Balldre, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këto veprimtari kriminale. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë operacion, u arrestua në flagrancë shtetasi M. C., 24 vjeç, banues në Balldre, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Gj. N., 55 vjeç, banues në Gocaj, me detyrë kryetar i fshatit Gocaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

lezhe arrestim ne lezhe

Sondazh

Poll