Aktualitet

'Alo, hermano?'/ Çmontohet grupi në Itali, arrestohet Endri Dalipaj dhe 18 'shokë'. Lidhjet me Perunë

Operacioni, i quajtur në mënyrë konvencionale "Hermano" - "Vëllai" në spanjisht, ashtu siç e quanin të arrestuarit njëri-tjetrin.

28 Qershor 2022, 10:31 Nga k.m.
'Alo, hermano?'/ Çmontohet grupi në Itali, arrestohet
Foto ilustruese

ITALI- "Çmontohet" grupi i trafikut të drogës në Itali, ku në pranga kanë përfunduar 19 persona. Operacioni antidrogë, i koduar si 'Hermano' ka nisur që në agim dhe ka çuar në arrestimin e 19 personave. Sipas gjetjeve hetimore të karabinierëve, të koordinuara nga prokurori Giovanni Bombardieri, droga blihej në Amerikën e Jugut dhe duke kaluar përmes kanalit spanjoll, mbërrinte ne Itali, ku më pas rishitej në qytete të ndryshme në Veri të vendit.

Operacioni, i quajtur në mënyrë konvencionale "Hermano" - "Vëllai" në spanjisht, ashtu siç e quanin të arrestuarit njëri-tjetrin.

Hetimet nisën pas arrestimit, në dhjetor 2017, të një subjekti me origjinë nga Polistena, për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike: gjatë kontrollit policor u gjetën të fshehura në makinën që drejtohej nga personi, 4 kilogramë kanabis.

Linjë e drejtpërdrejtë me Perunë

19 personat e arrestuar (shtatë janë lënë në burg dhe 12 në arrest shtëpie) ishin në kontakt me narkotikët peruanë. Ndërsa në krye të tyre mendohet se është edhe Carmelo Bonfiglio, 42 vjeç, i konsideruar si një nga promotorët dhe organizatorët e shoqatës kriminale që synon trafikun e drogës. Sipas hetimeve, Bonfiglio ishte në kontakt me furnitorët spanjollë dhe shqiptarë. Por mbi të gjitha me peruanët. Për shkak të kontakteve në bazë, mund të blinin drogë me çmime konkurruese: 32 mijë euro për kilogram kundrejt një çmimi tregu që varion nga 35 në 40 mijë euro.

Të arrestuarit e tjerë janë identifikuar si: Rocco Camillò, Diego Giovinazzo (46 vjeç), Palmiro Cannatà (62 vjeç), Salvatore Sanò (60 vjeç), Damiano Veneziano (33 vjeç) dhe Antonio Pedullà (36 vjeç). Ndërsa në arrest shtëpie janë lënë: Antonio De Luca 71 vjeç, Antonio Ranieli (71 vjeç), Francesco Macrillò (64 vjeç), Francesco La Cognata (44 vjeç), Maurizio Scicchitani (55 vjeç), Antonio Zangari (53 vjeç), Gino Carlo Melziade (50 vjeç), peruani Oscar Bruno Bagigalupo Lobaton (47 vjeç), Donato Melziade (63 vjeç), Endri Dalipaj (33 vjeç), Gioacchino Marco Molé (30 vjeç) dhe Riccardo Ierace (34 vjeç). 

Falë burimeve të furnizimit në territorin kombëtar dhe jashtë, grupi importonte tufa të mëdha droge në Itali. Lënda narkotike transportohej më pas, edhe me mjete me “ndarje sekrete”, në qytetet kryesore italiane, përfshirë Milano dhe Romë, ku më pas ndahej në doza dhe shitej. Për të devijuar kontrollet e policisë apo kontrollet e sigurisë në aeroport, droga transportohej  në formë të lëngshme, e zhytur kimikisht në fijet e valixheve apo kontejnerëve të tjerë, siç u gjet me rastin e Biellas./Marrë nga gazzettadelsud.it

operacioni hermano itali

Sondazh

Poll