Aktualitet

"Bëjnë fëmijë pa pasur shtëpi", Haxhia: Në Gjykatën e Lartë strehoheshin familjarët e gjyqtarëve

Haxhia tha se duhet marrë parasysh terreni, cilësia dhe shpejtësia e gjykimit.

28 Qershor 2022, 09:39 Nga A.B
"Bëjnë fëmijë pa pasur shtëpi", Haxhia:
Maks Haxhia

TIRANË- Reduktimi i Gjykatave të Apelit nga 6 në 1 nuk shihet zgjidhje për avokatin Maks Haxhia. I ftuar mbrëmjen e djeshme në RTVORA, Haxhia tha se duhet marrë parasysh terreni, cilësia dhe shpejtësia e gjykimit. Ai e krahasoi situatën si rasti i çifteve që kanë bërë fëmijë por nuk kanë shtëpi. 

"Është si puna e çifteve që bëjnë fëmijë pa pasur shtëpi. Duhet të kesh shtëpinë dhe pastaj të organizosh jetën familjare. Dhe kjo punë, pa pasur godina do i sjellin të gjithë në Tiranë dhe do shkaktohet kaos. Ne kemi bërë atë që nuk bëhet në asnjë vend të botës. Në Gjykatën e Lartë  strehoheshin familjarët e gjyqtarëve. Do shkojmë gjithë jetën me reforma? Zgjuarsi është të bëhen njëherë e mirë gjërat. Ne e pranojmë situatën. Të arrestuarit, të paraburgosurit flenë në këmbë. I çojnë te 313 dhe flenë në këmbë se është mbushur burgu plot".- tha Haxhia.

maks haxhia

Sondazh

Poll