Aktualitet

VD- Hidhnin kartëmonedha false në treg, arrestohet organizatori i rrjetit të falsifikimit

Dyshohet se ky person është organizatori i një grupi personash që ka hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytetin e Korçës, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara. 

28 Qershor 2022, 09:24 Nga A.B
VD- Hidhnin kartëmonedha false në treg, arrestohet organizatori i
Momenti i arrestimit

TIRANË- Operacioni '50 dollars' ka vënë në pranga organizatorin e rrjetit të falsifikimit të kartmonedhave.  Operacioni i zhvilluar rreth 2 muaj më parë, gjatë të cilit u vunë në pranga 3 shtetas që hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara u finalizua me kapjen e organizatorit të dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Policia ka sekuestruar sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, dhe një automjet. Në pranga ka përfunduar Leone Duka, 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili do të akuzohet për veprën penale "Falsifikimi i monedhave", kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Dyshohet se ky person është organizatori i një grupi personash që ka hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytetin e Korçës, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar "50 Dollars", i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë. Operacioni, në vijim të operacionit të koduar "50 Dollars", i zhvilluar rreth 2 muaj më parë, gjatë të cilit u vunë në pranga 3 shtetas që hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Vihet në pranga organizatori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, dhe një automjet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të operacionit të koduar "50 Dollars", i zhvilluar në muajin prill, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të monedhave, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar "50 Dollars”. Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:

- L. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Falsifikimi i monedhave", kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është organizatori i një grupi personash që ka hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytetin e Korçës, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara. Gjatë operacionit “50 Dollars”, i zhvilluar rreth 2 muaj më parë, janë arrestuar 3 persona, pjesë e grupit që ushtronte këtë veprimtari kriminale. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit L. D. i është gjetur një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që ai përdorte. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

kartmonedha false leone duka

Sondazh

Poll