Bota

Angela Merkel i thotë lamtumirë Facebook, kancelarja largohet nga rrjeti

2 Shkurt 2019, 17:24 Nga DOSJA
Angela Merkel i thotë lamtumirë Facebook, kancelarja largohet nga

Kancelarja gjermane Merkel ka mbyllur faqen e Facebook. Njoftimin e bëri vetë Merkel, përmes një video të postuar në rrjetin social ku tha: “Ju e dini, që nuk jam më kryetare e partisë CDU, dhe prandaj do ta mbyll faqen time të Facebookut.”

Njëherazi, Merkel falenderoi ndjekësit e saj për “mbështetjen e madhe” i ftoi që t’a ndiqnin punën e saj si kancelare në adresën e saj në Instagram. 

Kancelarja gjermane ka qenë një nga politikanet më të ndjekura në Facebook. Faqja e saj zyrtare ndiqej nga 2.5 milionë njerëz.

Duket se largimi nga rrjetet sociale për politikanët gjerman tashmë është kthyer në trend.

Më 22 janar, një tjetër politikan i njohur gjerman, Rainer Haseloff  u largua nga Facebook, ndërkohë në fillim të janarit ishte politikani Robert Habeck që u largua nga Twitter.

(S.A/Dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota angela merkel facebook rrjetet sociale angela merkel facebook rrjetet sociale

Sondazh

Poll