Bota

Franca dhe Gjermania jo më nën ombrellën e SHBA-së, dy vendet traktakt për krijimin e ‘ushtrisë europiane’

2 Shkurt 2019, 14:44 Nga DOSJA
Franca dhe Gjermania jo më nën ombrellën e SHBA-së, dy

EUROPË- Franca dhe Gjermania shkojnë drejt krijimit të një ushtrie të përbashkët. Kjo nuk ishte në menunë e takimit të ministrave të Mbrojtjes së Bashkimit Europian, por ishte në axhendën e tyre.

Në një kohë kur europianët përpiqen të minimizojnë varësinë ushtarake që kanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata sërish japin mesazhe të mëdha. Në skemë janë përfshirë Pesco, EDF (Fondi Evropian i Mbrojtjes) dhe E21 (Iniciativa për Ndërhyrje Europiane).

Por, për fat të keq, europianët duket se dinë më mirë të prodhojnë burokraci sesa ushtri dhe batalione.

Megjithatë, ambicia e tyre nuk mungon…

Një vit më parë, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja Angela Merkel shkaktuan një “stuhi” deklaratash kur mbështetën idenë për një ‘ushtri europiane’, ndërkohë që euroskeptikët britanikë dhe amerikanët ishin kundër.

Në janar të 2019-ës, Ursula von der Leyen, ministri gjerman i mbrojtjes, tha se “Ushtria e Evropës tashmë po merr formë.”

Më 22 janar, Franca dhe Gjermania premtuan se do të zhvillojnë ‘efikasitetin, koherencën dhe sigurinë e Europës’ me anë të krijimit të ushtrisë. Dy vendet firmosën traktatin e Aachenit.

Burimi: The Economist

(S.A/Dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota angela merkel brexit emmanuel macron fuqizimi i europes ushtria europiane angela merkel brexit emmanuel macron fuqizimi i europes ushtria europiane

Sondazh

Poll