Bota

Rritet presioni për Maduron, Juan Guaidó i bën thirrje njerëzve: Le të vazhdojmë të protestojmë

2 Shkurt 2019, 13:45 Nga DOSJA
Rritet presioni për Maduron, Juan Guaidó i bën thirrje

Protestat e së shtunës në Venezuelë kanë për qëllim ngritjen e presionit ndaj presidentit Nicolás Maduro për të dhënë dorëheqjen dhe për të thirrur zgjedhjet e parakohshme presidenciale. Juan Guaidó u shpall president muajin e kaluar dhe u njoh menjëherë nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Amerikës Latine.

Në një fjalim në Universitetin Qendror të Venezuelës, Guaidó u bëri thirrje njerëzve të dalin në protesta kundër refuzimit të Presidentit Maduro për të dorëzuar pushtetin. “Le të vazhdojmë të protestojmë,” u shpreh ai para studentëve, mjekëve dhe infermierëve.

Guaidó gjithashtu u bëri thirrje venezuelianëve të mblidhen për protesta të reja për të kërkuar ‘ndihmë humanitare’, duke përfshirë ushqimin dhe furnizimet mjekësore, të gjitha këto të vijnë në ndihmë të familjeve në nevojë.

L.K/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota juan guaido nikolas maduro zgjedhjet ne venezuele juan guaido nikolas maduro zgjedhjet ne venezuele

Sondazh

Poll