Bota

Vendim historik për Maqedoninë, më 6 shkurt nënshkruhet marrëveshja e anëtarësimit në NATO

2 Shkurt 2019, 15:07 Nga DOSJA
Vendim historik për Maqedoninë, më 6 shkurt nënshkruhet

Në datën 6 shkurt në selinë e NATO-s në Bruksel do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në aleancën më të madhe ushtarake në botë.

Lajmi u bë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg, i cili njoftoi në Twitter se aleatët e NATO-s do të nënshkruajnë protokollin me Republikën e ardhshme të Maqedonisë së Veriut sëbashku me ministrin maqedonas të punëve të jashtme, Nikola Dimitrov.

Ky vendim vjen, pasi Maqedonia dhe Greqia ratifikuan Marrëveshjen e Prespës, sipas së cilës, Maqedonia është pajtuar që të ndryshojë emrin e shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Marrëveshja e Prespës” ka hyrë tashmë në fuqi dhe Maqedonia quhet “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Marrëveshja u arrit mes kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe tij maqedonas, Zoran Zaev. Ata nënshkruan një marrëveshje që u firmos në brigjet e liqenit të Prespës. Kjo marrëveshje, jep mundësi për të zgjidhur konfliktet shumëvjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë, për çështjen e emrit të Maqedonisë. (Lexo këtu)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

rajoni rajoni anetaresimi ne nato bruksel jens stoltenberg maqedonia e veriut nenshkrimi i marreveshjes anetaresimi ne nato bruksel jens stoltenberg maqedonia e veriut nenshkrimi i marreveshjes

Sondazh

Poll