“Rrugët në Shqipëri më të shtrenjta se në BE’/Meta: Koncesionet dhe PPP-të janë dhënë në mënyrë korruptive
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me koncesionet e dhëna nga qeveria Rama, kryesisht ato për ndë...
Sigurisht, Gjiknuri shton se procedura do të bëhet kundrejt një pagese taksash.
TIRANË- Damian Gjiknuri, numri dy i Partisë Socialiste u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Londër që të legalizojnë paratë e tyre në Shqipëri. I ndodhur në Londër me deputetët BNlerina Gjylameti dhe Lavdrim Krashi, Gjiknuri tha se ‘çunat e Londrës’ janë njerëz si të gjithë të tjerët dhe amnistia fiskale është mundësia e tyre perfekte për të legalizuar paratë e tyre në vendin tonë. Sigurisht, Gjiknuri shton se procedura do të bëhet kundrejt një pagese taksash.
"Nga ana tjetër ne po ndërmarrim një politikë tjetër shumë të guximshme. Shumë shpejt do miratojmë edhe ligjin për amnistinë fiskale. Unë e di shumë mirë realitetin. Njerëz këtu mund të punojnë me emra të tjerë, njerëz këtu mund të punojë dhe në të zezë, punojnë në firma ndërtimi, në bujqësi. Kjo është një mundësi e mirë që qeveria shqiptare po e bën për të legalizuar, për të amnistuar të gjithë këtë para që vjen nga mundi i shumë shqiptarëve. Këtu në Londër shumë njerëz kanë ardhur dhe me identitet tjetër se ashtu që koha në vitet 90’. Nganjëherë kanë vështirësi për transfertat bankare për të ardhurat e tyre. Përse? Sepse autoritetet kërkojnë llogari. Janë burokraci, ka paragjykim. Se kështu është bota plot paragjykime. Jo erdhën këto çunat e Londrës, jo erdhën çunat e Londrës, pse more çfarë kanë çunat e Londrës?! Njerëz si të gjithë janë, janë njerëz që kanë marrë rrisqet e tyre, duan të ndërtojnë jetën e tyre. Kjo është një mundësi shumë e mirë. Përse? Sepse keni mundësi të legalizoni paratë tuaja dhe t’i investoni në Shqipëri me një pagesë minimale takse. Përveçse legalizimit të parasë tuaj kjo do krijojë domosdoshmërinë për të ndjekur investimet aty. Përse jo të blesh një pasuri në Shqipëri përse jo të ndërtosh një aktivitet ekonomik. Tashmë mundësitë janë shumë të mira dhe në agro-turizëm. Shumica juaj mbase këtu vijnë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë”- tha Gjiknuri ndër të tjera.
Amnistia Fiskale është deklaruar nga qeveria si mundësia për të legalizuar paratë e të gjithë emigrantëve shqiptarë. Shteti u jep mundësinë emigrantëve që të legalizojnë deri në dy milionë euro. Në rastet kur subjektet deklaruese duan t’i transferojnë shumat e deklaruara jashtë vendit para këtij afati, ndaj tyre parashikohet penalitet në masën 30% të shumës së transferuar. Nëse subjektet vendosin t’i investojnë pasuritë e deklaruara në tituj shtetëror, bono thesari apo obligacioni jo më të vogla se 2-vjeçare, Banka e Shqipërisë do të mbajë një tatim prej 5% të shumë totale për investimet e bëra në 4-mujorin e parë prej hyrjes në fuqi të ligjit dhe 7% pas kësaj periudhe kohore.
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me koncesionet e dhëna nga qeveria Rama, kryesisht ato për ndë...
\ Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka mbështetur propozimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë...
Edward P. Jospeh KOSOVË- Profesori amerikan dhe eksperti i çështjeve për politikën e jashtme, Edward P. Joseph, ka folur rr...
Grida Duma TIRANË- Komisionin për Punën Çështjet Sociale të Shëndetësisë u shoqërua ditën e sotme ...
Grigels Mucollari TIRANË-Partia Demokratike fton të gjithë maturantët që t'u bashkohen në protestën e 7 korrikut. Pë...
Pamje nga Komisioni i Sigurisë TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka shkelur ligjin duke nxjerrë informacione t...
Komision TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma kërkoi që në Komisionin për Çështje Sociale të ...
Niko Peleshi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur për zjarrin e nisur në ishullin e Sazanit. Në fjalën e tij në...
Niko Peleshi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shkëmbyer eksperiencat me një prej paraardhësve të tij në...
Komision TIRANË- Në Komisionin e Shëndetësisë, u krijua kaos. Nënkryetarja e Komisionit, Anila Denaj kërkoi nga secili q...