Politike

“Rrugët në Shqipëri më të shtrenjta se në BE’/Meta: Koncesionet dhe PPP-të janë dhënë në mënyrë korruptive

Meta deklaron se koncesionet dhe PPP-të dëshmojnë dhënien e tyre në mënyrë korruptive dhe klienteliste.

27 Qershor 2022, 14:48 Nga A.B
“Rrugët në Shqipëri më të shtrenjta se në
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me koncesionet e dhëna nga qeveria Rama, kryesisht ato për ndërtimin e rrugëve. Përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook', Meta thotë se koncesionet dhe PPP-të dëshmojnë dhënien e tyre në mënyrë korruptive dhe klienteliste. Sipas kreut të qeverisë, fakti se ndërtimi i rrugëve në vend ka koston më të lartë se në vendet e BE-së, tregon abuzimin me fondet publike. 

POSTIMI I METËS:

Koncensionet dhe PPP-të po dëshmojnë qartësisht dhënien e tyre në mënyrë korruptive dhe klienteliste. Këtë e tregon rritja e pandalshme e kostos së ndërtimit, kryesisht të rrugëve. Fakti që ndërtimi i rrugëve në Shqipëri, koston më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian dhe të rajonit, është një tregues shumë domethënës i abuzimit me fondet publike. Këto praktika janë shumë të dëmshme për ekonominë e vendit, veçanërisht për rëndimin e buxhetit të shtetit dhe rritjen e pandalshme të borxhit publik. Është jetike të shtohen përpjekjet për të minimizuar dhënien e koncensioneve, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndëshkimin e përgjegjësve në nivelet më të larta shtetërore të përfshirë në këto afera.

ilir meta

Sondazh

Poll