Bota

Samiti i G7/ Udhëheqësit hartojnë planin prej 600 miliardë dollarësh për zhvillimin e botës

Plani u bën thirrje udhëheqësve të G7 të mbledhin 600 miliardë dollarë gjatë pesë viteve

27 Qershor 2022, 13:17 Nga d.d

Samiti i G7/ Udhëheqësit hartojnë planin prej 600 miliardë

Joe Biden, Boris Johnson

GJERMANI-Udhëheqësit e G7 kanë plane për një paket prej 600 miliardë dollarë fonde për zhvillimin e botës, një lëvizje që shihet si një kundërvënie ndaj planit të Kinës "Një brez dhe një rrugë".

Sipas BBC, partneriteti për Infrastrukturën dhe Investimet Globale (PGII) rifillon një skemë të zbuluar në bisedimet e G7 të vitit të kaluar në Angli.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se plani do të sjellë kthime për të gjithë. Iniciativa e infrastrukturës shumë trilionë dollarëshe e Kinës është kritikuar për goditjen e kombeve me shumë borxhe.

"Dua të jem i qartë. Kjo nuk është ndihmë apo bamirësi.Është një investim që do të sjellë kthime për të gjithë," tha Biden për skemën PGII të G7. 

Plani u bën thirrje udhëheqësve të G7 të mbledhin 600 miliardë dollarë gjatë pesë viteve për të financuar nisjen e projekteve të infrastrukturës në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

SHBA ka premtuar të mbledhë 200 miliardë dollarë ndërsa BE-ja ka njoftuar 300 miliardë euro të tjera.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se qëllimi i projektit të fundit ishte të paraqiste një "impuls pozitiv të fuqishëm investimi në botë për t'u treguar partnerëve tanë në botën në zhvillim se ata kanë një zgjedhje".

Plani i infrastrukturës u zbulua për herë të parë në samitin e G7 në 2021 në Britani. I quajtur në atë kohë Build Back Better World, plani i drejtuar nga SHBA-ja.

 

 

shba g7

Sondazh

Poll