Bota

Nxiti protestat në Bjellorusi dhe u dënua me 6 vite burg, studentja i kërkon falje Lukashenkos

Në maj, Sapega u shpall fajtore për një sërë akuzash, duke përfshirë nxitjen e armiqësisë sociale dhe mbledhjen dhe shpërndarjen e paligjshme të informacionit për jetën private të një personi të paidentifikuar pa pëlqimin e tij.

27 Qershor 2022, 13:15 Nga j.c

Nxiti protestat në Bjellorusi dhe u dënua me 6 vite burg, studentja i

BJELLORUSI- Një studente ruse e arrestuar nga Bjellorusia në areport vitin e kaluar i ka kërkuar liderit të vendit, Alexander Lukashenko, falje. Sofia Sapega u arrestua së bashku me partnerin e saj, gazetarin Roman Protasevich, pasi fluturimi i tyre u devijua me forcë në Minsk në maj 2021.

Ajo u dënua më vonë me gjashtë vite burg për nxitje të mosmarrëveshjes, akuza që familja e saj thotë se janë të rreme. Sipas avokatit të saj Sapega kërkoi falje për veprimet e saj. Sipas BBC, në një letër drejtuar Lukashenko, 24-vjeçarja ka thënë se edhe ajo gjithashtu ka rënë preh e një grupi që nxit dhunë.  

Ajo i bëri thirrje liderit bjellorus që të jetë i butë dhe t'i ofrojë asaj mundësinë të jetë e dobishme për shoqërinë dhe të jetë pranë nënës dhe babait të saj. Në maj, Sapega u shpall fajtore për një sërë akuzash, duke përfshirë nxitjen e armiqësisë sociale dhe mbledhjen dhe shpërndarjen e paligjshme të informacionit për jetën private të një personi të paidentifikuar pa pëlqimin e tij.

Ajo ka kaluar më shumë se një vit në një objekt paraburgimi të drejtuar nga shërbimet e sigurisë së vendit, dhe kritikët kanë sugjeruar se deklaratat e mëparshme të lëshuara nga zonja Sapega janë bërë nën presion. Protestat masive u nxitën nga zemërimi pasi Lukashenko siguroi një mandat të gjashtë në detyrë në atë që opozita tha se ishin zgjedhje presidenciale të manipuluara. Ajo u akuzua si nxitëse e trazirave në Bjellorusi.

alexander lukashenko sofia sapega

Sondazh

Poll