Bota

23 vite më vonë zbulohet se ekzekutimi i gazetares së BBC ishte gabim, shënjestër ishte një tjetër

Dando u qëllua në pragun e shtëpisë së saj në Fulham, në perëndim të Londrës, në vitin 1999 dhe megjithëse përndjekësi Barry George u dënua në vitin 2001, ai u lirua më vonë dhe hetimi mbetet i hapur.

27 Qershor 2022, 12:55 Nga j.c
23 vite më vonë zbulohet se ekzekutimi i gazetares së BBC ishte
Jill Dando

MBRETËRIA E BASHKUAR- 23 vite pas ekzekutimit me armë të gazetares dhe moderatores së mirënjohur britanike Jill Dando jashtë apartamentit të saj në Fulham të Londrës, disa dokumente të zbuluara në një gjykatë në Paris mund të hedhin dritë mbi shkaqet e vërteta të ngjarjes. Vrasësi i Jill Dando dyshohet se mund ta ketë ngatërruar atë me një gazetare tjetër të BBC -së , e cila ishte objektivi i vërtetë i një komploti vrasjeje thuhet në dokumentat që tashmë janë dorëzuar në një gjykatë në Paris.

Sipas Daily Mail, një manjat francez i modës i akuzuar për akuza të shumta për sulme seksuale punësoi një vrasës me pagesë rus për të vrarë prezantuesen Lisa Brinkëorth ndërkohë që ai mund të ketë ngatërruar Dando. Dy gazetaret kanë një ngjashmëritë të habitshme në pamjen përveq profesionit. Ato jetonin gjithashtu jetonin në të njëjtën pjesë të Londrës.

Dando u qëllua në pragun e shtëpisë së saj në Fulham, në perëndim të Londrës, në vitin 1999 dhe megjithëse përndjekësi Barry George u dënua në vitin 2001, ai u lirua më vonë dhe hetimi mbetet i hapur.

Ish-shefi i agjencisë së modelimit Gerald Marie, 72 vjeç,  po hetohet për sulme seksuale dhe përdhunime të dyshuara që përfshijnë të paktën 11 gra. Midis tyre është zonjusha Brinkëorth, 55 vjeç, e cila pretendon se e ka sulmuar seksualisht në vitin 1998, ndërsa ajo punonte në fshehtësi së bashku me gazetarin Donal MacIntyre për të ekspozuar krimet seksuale në industrinë e modës në një dokumentar të BBC-së.

Në dokumente thuhej gjithashtu se një gazetari investigativ, Philippe Berry, i ishte thënë nga një burim se Marie ishte mburrur në vitin 1999 se kishte paguar gangsterë për të frikësuar një punonjës të BBC-së.

jill dando

Sondazh

Poll