Aktualitet

VIDEO/ Vrasja e grekut nga shqiptarët, momenti kur policia e ambulanca mbërrijnë pranë lokalit

Në kamerat e sigurisë tregohet momenti kur një makinë policie dhe ambulanca mbërrijnë në vendin e ngjarjes dhe e marrin 42 vjeçarin për ta transportuar në spital.

27 Qershor 2022, 11:36 Nga A.B
VIDEO/ Vrasja e grekut nga shqiptarët, momenti kur policia e ambulanca
Pamje nga video

GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamje nga ngjarja e rëndë në shtetin fqinj, ku 5 të rinj shqiptarë dhunuan për vdekje 42-vjeçarin, Dmitris Kordas. Në kamerat e sigurisë tregohet momenti kur një makinë policie dhe ambulanca mbërrijnë në vendin e ngjarjes dhe e marrin 42 vjeçarin për ta transportuar në spital.

“ProtoThema” shkruan se krimi ndodhi në orët e para të së dielës, në zonën e Rafinës në Athinë. Viktima ishte në një lokal me të dashurën e tij dhe dy persona të tjerë.

Në momentin kur u largua për në tualet shqiptarët i kanë ngacmuar të dashurën. Ky ka qenë shkaku u konfliktit. Më pas të rinjtë shqiptarë e kanë qëlluar 42-vjeçarin me doreza hekuri në kokë duke i shkaktuar plagë të rënda dhe hemorragji.

Për vrasjen e 42-vjeçarit, policia greke ka vënë në pranga 2 persona. 

greqi dmitris kordas

Sondazh

Poll