Aktualitet

SHERR në Tiranë/ E reja dhunohet nga partneri, thërret të atin për ndihmë, babë e bijë rrahin policin

Policia vuri në pranga të tre personat e familjes.

27 Qershor 2022, 10:36 Nga A.B
SHERR në Tiranë/ E reja dhunohet nga partneri, thërret të
Foto ilustruese

TIRANË- Sherr masiv brenda familjes në kryeqytet. Forcat blu informojnë se në rrugën 'Marie Logoreci', brenda një banese, 26-vjeçari me inicialet O.XH po dhunonte bashkëjetuesen e tij, 23-vjeçaren me inicialet H.D. Kjo e fundit, kërkoi ndihmën e të atit për të shpëtuar nga dhuna e ushtruar. Në momentin që policia mbërriti në banesë, e reja bashkë me të atin goditën punonjësit e policisë, duke tentuar që të pengonin në kryerjen e veprimeve. Policia vuri në pranga të tre personat e familjes. 26-vjeçari do të akuzohet për veprat penale "Dhuna në familje", "Goditja për shkak të detyrës" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik". Ndërsa babë e bijë do të akuzohen për veprat penale "Goditja për shkak të detyrës" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik".

NJOFTIMI I POLICISË:

Dhunoi bashkëjetuesen, kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, vihet në pranga 26-vjeçari. Në pranga edhe bashkëjetuesja dhe babai i tij, të cilët kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të 26-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Marie Logoreci", një shtetas po dhunonte bashkëjetuesen e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Gjatë shoqërimit, shtetasi O. Xh., i cili kishte dhunuar bashkëjetuesen e tij, shtetasen H. D., 23 vjeçe, së bashku me 23-vjeçaren dhe babain e tij, shtetasin E. Xh., kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- O. Xh., 26 vjeç, për veprat penale "Dhuna në familje", "Goditja për shkak të detyrës" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik";

- E. Xh., 55 vjeç dhe H. D., 23 vjeçe, për veprat penale "Goditja për shkak të detyrës" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

sherr ne familje tirane

Sondazh

Poll