Aktualitet

Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Enkeleda Hoxhës, shkak bëhet mungesa e gjyqtares

Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e gjyqtares Saida Dollani.

27 Qershor 2022, 10:31 Nga DOSJA
Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Enkeleda Hoxhës, shkak bëhet mungesa
Enkeleda Hoxha

TIRANË- Seanca e Parë në Apel ndaj ish-gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha dhe të pandehurve të tjerë ka dështuar. Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e gjyqtares Saida Dollani.

Pak kohë më parë, Hoxha iu drejtua me kërkesë Gjykatës së Posaçme për shurajen e masës dhe lirimin e saj nga qelia, me pretendimin se duke llogaritur edhe paraburgimin ka përfunduar dënimin.

Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës për shuarjen e masës së sigurisë dhe lirimin nga burgu me argumentin se nuk nuk kishte përmbushur afatin e burgut. 

Disa muaj më parë, Gjykata e Posaçme e dënoi ish-gjyqtaren Hoxha me 3 vite, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi 1/3 e uljes së dënimit. Hoxha akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

enkeleda hoxha

Sondazh

Poll