Aktualitet

32-vjeçari në Durrës mbush makinën me karburant dhe largohet pa paguar. Rrugës ‘has’ Policinë…

Një 32-vjeçar ndaloi në një karburant dhe pasi mbushi makinën u largua pa paguar, për t’u arrestuar më pas në flagrancë nga një patrullë policie.

27 Qershor 2022, 11:17 Nga k.m.
32-vjeçari në Durrës mbush makinën me karburant dhe
Foto ilustruese

DURRËS- Çmimet e karburantit në Shqipëri kanë kapur kulmin, duke shënuar rekorde. Ndaj dhe qytetarët janë detyruar që të grabisin tani edhe karburant. Një 32-vjeçar ndaloi në një karburant dhe pasi mbushi makinën u largua pa paguar, për t’u arrestuar më pas në flagrancë nga një patrullë policie.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, bëhet me dije se 32-vjeçari rezultoi po ashtu se ishte në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 32 vjeç, pasi ka furnizuar automjetin me karburant, në një pikë karburanti, dhe është larguar pa bërë pagesën. Pas ndalimit nga Policia rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin, në gjendje të dehur,”- tha Policia në një njoftim të shkurtër për ngjarjen.

durres

Sondazh

Poll