Aktualitet

Aleksandër Meksi: Unë jam kryeministri që kam ngritur 2 herë çmimin e bukës, shqiptarët nuk u ankuan

Edhe pse rriti dy herë çmimin e bukës, Aleksandër Meksi deklaron se asnjë shqiptar nuk u ankua.

27 Qershor 2022, 10:26 Nga A.B
Aleksandër Meksi: Unë jam kryeministri që kam ngritur 2 herë
Aleksander Meksi

TIRANË-Aleksandër Meksi ka deklaruar se është i vetmi kryeministër në vend që ka rritur dy herë çmimin e bukës dhe të nesërmen e ka bërë rrugën në këmbë për në zyrë. Ai theksoi se asnjë prej shqiptarëve nuk u ankua pasi kuptuan se po bëhej një ndryshim epoke.

“Unë jam kryeministri që kam ngritur dy herë çmimin e bukës. Shqiptarët arritën ta kuptojnë se po bënin një ndryshim epoke dhe atëherë nuk u ankua asnjëri. Një gazetare që takova më pyeti që ça ke bërë për gratë. I hoqa turnin e tretë, i thashë. Nuk e rrëzoi komunizmin Shqipëria, erdhi koha e ndërrimit të sistemit”, deklaroi ai në 'Abc'.

Meksi theksoi se shqiptarëve u pëlqeu epoka e ndryshimit. 

“U pëlqeu epoka e ndryshimit dhe ishte ndryshim shprese. Në rrogë u dha kompesimi aq sa jepet edhe sot, në çdo vend të botës”

aleksander meksi

Sondazh

Poll