Aktualitet

Vdiq në Itali/ Kjo është shqiptarja që humbi jetën, sapo kishte hapur biznesin e saj

Hidri ishte e martuar dhe nënë e një djali 10-vjeçar. Ata kishin një biznes në “zemër” të qytetit të Genoa-s. Një piceri që e kishin hapur në Maj të këtij viti. 

27 Qershor 2022, 11:01 Nga A.B
Vdiq në Itali/ Kjo është shqiptarja që humbi jetën,
Matilda Hidri

ITALI- Në foto është Matilda Hidri, 35-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në një aksident që ndodhi në Genoa të Italisë, ku makina e saj u përplas “kokë më kokë” me një tjetër mjet. Mediat italiane raportojnë se Hidri ishte e martuar dhe nënë e një djali 10-vjeçar. Ata kishin një biznes në “zemër” të qytetit të Genoa-s. Një piceri që e kishin hapur në Maj të këtij viti. 

Aksidenti ndodhi mesditën e së dielës në autostradën A7 Milano-Genova. Mjeti tip Volvo i bardhë që drejtohej nga Giuseppe Maria Garavaglia po ecte në drejtimin e kundërt dhe u përplas me një makinë tip BMë që drejtohej nga Hidri, e cila po udhëtonte drejt Genovas. Shoferët e dy automjeteve ndërruan jetë pasi makinat u përplasën 'kokë më kokë' dhe u shkatërruan tërësisht. Në aksident u përfshi dhe një makinë e tretë, me të cilën po udhëtonte një familje. Në spital përfunduan babai, kushëriri dhe djali 4 vjeçar. Dyshohet se aksidentin tragjik e shkaktoi Garavaglia ka hyrë në kabinën e pagesës dhe ka marrë korsinë e gabuar. 

Një dëshmitar okular ka treguar për mediat italiane se nuk po i besohej se aksidenti ishte i vërtetë e se këmbët po i dridheshin në momentin që pa skenën e rëndë. 

"Pashë një makinë duke ecur me shpejtësi në drejtimin e gabuar në autostradë. Ajo po udhëtonte me shpejtësi të madhe në drejtim të kundërt në korsinë që zakonisht përdoret për parakalim. Më duhej të shikoja dy herë në pasqyrën e pasme për të bindur veten se po shihja diçka të vërtetë. Pas pak minutash ndodhi e pashmangshmja. Këmbët ende më dridhen. Unë mund të isha në mesin e viktimave”

Deri më tani nuk dihen arsyet e kësaj tragjedie të vërtetë se pse italiani ka lëvizur në korsinë e gabuar. Për të ndihmuar në zbulimin e dinamikës së aksidentit, autoritetet po monitorojnë kamerat e sigurisë në zonë. Pritet që trupi i Matildës t’i nënshtrohet një autopsie.

matilda hidri

Sondazh

Poll