Aktualitet

Kishin paralajmëruar protestë për provimin e biologjisë, maturatët e anulojnë

Edhe pse ka kaluar ora e paracaktuar për tubim, asnjë maturant nuk është parë për të protestuar para Ministrisë së Arsimit.

27 Qershor 2022, 10:08 Nga k.m.
Kishin paralajmëruar protestë për provimin e biologjisë,
Foto ilustruese

TIRANË- Maturantët kanë anuluar protestën që kishin paralajmëruar se do të mbahej ditën e sotme në orën 10 para Ministrisë së Arsimit. Protesta u njoftua se do të mbahej në orën 10:00. Edhe pse ka kaluar ora e paracaktuar për tubim, asnjë maturant nuk është parë për të protestuar para Ministrisë së Arsimit.

Para daljes së notave dhe vlerësimit sot, maturantët kërkuan që testi i lëndëve me zgjedhje të ripërsëritej, teksa pretendonin se kishte pyetje jashtë programit në biologji. Në lidhje me këtë sqaroi edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi teksa tha se pyetjet ishin hartuar siç duhej dhe se s'kishte asgjë gabim.

matura 2022

Sondazh

Poll