Aktualitet

VD-"Ndiqini kudo"/ Trafiku i kokainës nga Peruja, pamjet nga përgjimet e shqiptarëve

Agjentët e Dirandros kishin informacione se dy shtetas shqiptarë kanë kaluar kufirin nga Ekuadori për të hyrë në Peru në mënyrë të parregullt, anëtarë të mafies së fuqishme shqiptare dhe kanë mbërritur në territorin peruan për të dërguar tonelata kokainë në Europë.

27 Qershor 2022, 10:11 Nga k.m.

VD-"Ndiqini kudo"/ Trafiku i kokainës nga Peruja, pamjet nga

PERU- Mafia shqiptare ka lënë shenjë në vendet e Amerikës Latine. Së fundmi, në 'sy të ciklonit' kanë mbetur dy shqiptarë, Franc Malo dhe Gentjan Meta. ‘Panorama’ publikoi përgjimin 24/7 të kryer nga Dirandro dhe në të cilin zbulohen lidhjet e shqiptarëve me biznesmenë peruan sa i takon rrjetit të shpërndarjes së drogës. Ajo që bie në sy është se shqiptarët dhe partnerët e tyre të huaj takohen në vende me shumë njerëz, e po ashtu edhe në ambiente të thjeshta, pa shumë vanitet. Ndoshta për të mos rënë në sy. 

Agjentët e Dirandros kishin informacione se dy shtetas shqiptarë kanë kaluar kufirin nga Ekuadori për të hyrë në Peru në mënyrë të parregullt, anëtarë të mafies së fuqishme shqiptare dhe kanë mbërritur në territorin peruan për të dërguar tonelata kokainë në Europë.

Falë monitorimit intensiv, u zbuluan imazhet e dy shqiptarëve, të njohur si ‘Barbas’ dhe ‘Pelado’. Pasi u dha urdhri: T’i ndiqnin në çdo vend dhe në çdo kohë, Dirandro i dha dritën jeshile operacionit. Kujtojmë se ndjekja e dy trafikantëve të drogës nga Shqipëria ka parandaluar arritjen në destinacion të 2.2 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë me destinacion final Holandën. Tashmë në kërkim janë shpallur Franko Malo dhe Gentjan Meta, të cilët u arratisën dhe bashkëpunëtori i tyre, Ismael Jiménez.

Gjatë ndërhyrjes së policisë ranë edhe gjashtë peruan të lidhur me këto aktivitete, por u arratisën tre të tjerë, të cilët janë drejtues të organizatës kriminale dhe sot janë të arratisur.

franc malo gentjan meta droga nga ekuadori ekuadori kokaine nga ekuadori

Sondazh

Poll