Sport

Gjithçka gati për nënshkrimin e mesfushorit Kalvin Phillips nga Leeds te City…

Mesfushori i kombëtares angleze do të bëhet lojtar i Manchester Cityt. Phillips ka rënë dakord edhe për kushtet e tij personale. Leeds do të përfitojë 49 milionë euro

26 Qershor 2022, 17:53 Nga DOSJA
Gjithçka gati për nënshkrimin e mesfushorit Kalvin Phillips nga

ANGLI - Manchester City dhe Leeds kanë gjithçka gati për të nënshkruar transferimin e mesfushorit anglez Kalvin Phillips nga klubi në ‘Etihad’, sipas Fabrizio Romano. Lojtari, sipas medias, ka rënë dakord për kushtet personale, pasi dëshironte të nënshkruante për të luajtur për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.

Sipas mediave angleze, City do të paguajë 49 milionë euro për Kalvin Phillips plus 3.5 në variabla. Ai që është një nga yjet e mëdhenj të Leeds, një nga emblemat e tij, do të bëhet në moshën 26-vjeçare nënshkrimi i dytë i Cityt në këtë merkato verore, pas Erling Haaland, për të cilin klubi ‘Etihad’ i pagoi 60 milionë euro Borusia Dortmundit.

Phillips, i trajnuar në akademinë e Leeds, u rrit jashtëzakonisht shumë si lojtar nën Marcelo Bielsa. Mungesa e mesfushorit për shkak të dëmtimit (nga dhjetori në prill) i krijoi shumë probleme Leedsit dhe rezultatet e dobëta çuan në shkarkimin e trajnerit argjentinas. Phillips ishte një nga ‘çelësat’, në mesfushën me Declan Rice, që Anglia u shpall nënkampione e Europës një vit më parë. Ai ka një kontratë deri në vitin 2024 me Leeds.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll