Sport

Lojtari i Manchester City-t ndodhej në det, partnerja i shikon celularin! Fundi nuk ishte aq i lumtur (video)

Probleme për Phil Foden. Futbollisti anglez u detyrua të largohej nga një klub plazhi për shkak të një debati me të dashurën e tij.

26 Qershor 2022, 17:35 Nga DOSJA

Lojtari i Manchester City-t ndodhej në det, partnerja i shikon celularin!

GREQI- Probleme për Phil Foden. Futbollisti anglez u detyrua të largohej nga një klub plazhi për shkak të një debati me të dashurën e tij. Partnerja e futbollistit të Manchester City-t i hodhi një sy telefonit të lojtarit teksa ai ishte në det dhe nga reagimi i saj duket se ka gjetur diçka komprometuese.

Me shumë mundësi, në të vërtetë, pothuajse me siguri, vajza pa diçka që nuk duhej ta shihte. Rebeka filloi të bërtasë para të gjithëve dhe i tha partnerit të saj: "A mendon se jam një kokë ***?". Të pranishmit panë të habitur konfrontimin e ashpër. Një video, e publikuar më vonë nga 'The Sun', tregon Rebecca-n duke i bërtitur lojtarit. Vajza drejton gishtin nga i dashuri i saj. Sigurimi i klubit i shoqëroi të dy deri në dalje dhe Rebeka i thotë Fodenit: "Po, pyes veten pse." Foden nuk përgjigjet por ajo bërtet: "Thuaju të gjithëve".

E.Ç (Dosja.al)

foden

Sondazh

Poll