Bota

“Mos kërkoni ndihmë nga Amerika por paqe me Turqinë”, politikani turk shpalos flamurin para parlamentit grek

Kryetari i TDP (Partia Turke për Ndryshim), Mustafa Sarigül, ka udhëtuar drejt Athinës dhe ka shpalosur një flamur turk para Parlamentit grek, ndërsa i ka kërkuar Mitsotakis që të mos kërkojë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara.

26 Qershor 2022, 11:37 Nga DOSJA
“Mos kërkoni ndihmë nga Amerika por paqe me Turqinë”,
Mustafa Sarigül

GREQI- Pas tensionimi të marrëdhënieve dypalëshe në javët e fundit dhe replikat mes presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, një politikan turk ka habitur me veprimin e tij.

Sipas mediave vendase, kryetari i TDP (Partia Turke për Ndryshim), Mustafa Sarigül, ka udhëtuar drejt Athinës dhe ka shpalosur një flamur turk para Parlamentit grek, ndërsa i ka kërkuar Mitsotakis që të mos kërkojë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara.

Videoja e Mustafa Sarigiul nga Athina, e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale, është organizuar nga faqja e Yeni Safak, duke komentuar tensionin që mbizotëron mes Greqisë dhe Turqisë. Madje, e cilëson si “interesante” lëvizjen e kryetarit të TDP-së për të hapur flamurin turk para Kuvendit të Greqisë.

 “Për momentin jam në Greqi. Mos kërkoni ndihmë nga Amerika. Kërkoni miqësi nga Turqia. Mitsotakis, hiq dorën nga armët.  Ejani në paqe, ne jemi këtu ”, tha Mustafa Sarigiul në videon që postoi në rrjetet sociale, teksa hapi flamurin e vendit të tij para Parlamentit grek në sheshin Sintagma. 

Ndërkohë, artikulli i Yeni Safak përmend një përshkallëzim të tensionit në Egje nga pala greke, pasi, siç raporton gazeta turke, Athina kundërshton paralajmërimin prej 12 miljesh të Ankarasë dhe armatos ishujt e Egjeut Lindor. 

Greqia nuk i mohon pajisjet ushtarake të ishujve, duke pasur pas saj SHBA-në dhe BE-në dhe se insiston në pretendimin e saj se është një “e drejtë vetëmbrojtjeje”.

mustafa sarigül tensionet greqi-turqi

Sondazh

Poll