Bota

VIDEO/ Arratiset majmuni nga kopshti zoologjik në Athinë, e vrasin në vend 

Sot në rrjetet sociale është publikuar një video që tregon momentin kur majmuni del nga kopshti zoologjik

26 Qershor 2022, 10:54 Nga d.d
VIDEO/ Arratiset majmuni nga kopshti zoologjik në Athinë, e vrasin
Foto ilustruese

GREQI- Një majmun mashkull alfa, ka dal nga kopështi zoologjik në Atikë të Athinës dje dhe   portokolli i sigurisë e vrau.

Sot në rrjetet sociale është publikuar një video që tregon momentin kur majmuni del nga kopshti zoologjik. Në video shihet dhe si vrapon majmuni, dhe disa zëra dëgjohen duke thënë "lërni, lëreni,".

Sipas mediave greke, pas reagimeve të forta të shkaktuara nga ngjarja, themeluesi i parkut Jean-Jacques Lesouer ishte i ftuar tek emisioni"Buzëqeshni përsëri" u shopreh se arsyeja e vrasjes së kafshës ishte pasi sipas tij ishte në një gjendje agresive.

“E kuptoj shqetësimin e disa njerëzve. Ajo që kemi theksuar në deklaratë është se një kafshë që është në gjendje agresive dhe ankthi, me adrenalinë të lartë, nuk mund ta anestezoni. E izoluam kafshën dhe e pamë për një çerek ore, u përpoqëm ta fusim përsëri në park, nuk hyri, ishte shumë e shqetësuar. Nuk ishte e mundur ta përcillte atë në një vend të sigurt. Nuk e kufizuam dot, ishte jashtë perimetrit të parkut”, tha Lesouer.

Reagime të shumta dhe protesta ka patur sot në greqi për këtë vrasje.

vrasja e majmunit ne athine

Sondazh

Poll