Bota

Princit Charles i dha 3 milionë euro në çanta politikani i Katarit, shkuan për bamirësi

Paratë iu dorëzuan trashëgimtarit të fronit britanik në një valixhe si dhe në çanta transportuese Fortnum & Mason

26 Qershor 2022, 09:50 Nga d.d

Princit Charles i dha 3 milionë euro në çanta politikani i

Clarence House

BRITANI E MADHE- Princi i Uellsit Charles, pranoi çanta që përmbanin miliona euro gjatë takimeve me një politikan të lartë të Katarit.

Sipas The Guardian, Princit Charles thuhet se i janë dhënë një total 3 milionë euro gjatë takimeve me Sheikh Hamad bin Jassim bin Jaber Al-Thani, ish-kryeministrin e Katarit në Clarence House në vitin 2015.

Paratë iu dorëzuan trashëgimtarit të fronit britanik në një valixhe si dhe në çanta transportuese Fortnum & Mason. 

Në një deklaratë, një zëdhënës i Clarence House tha se paratë e dhëna gjatë takimit të vitit 2015 "u kaluan menjëherë në një prej qëndrave të bamirësisë së princit. Ndihmësit e pallatit thuhet se i kanë kërkuar Coutts, bankës private që vepron për familjen mbretërore, që të mbledhë paratë.

Çdo pagesë u depozitua në llogaritë e Fondit të Bamirësisë së Princit të Uellsit (PëCF). Nuk ka asnjë sugjerim se pagesat ishin të paligjshme.

Kryetari i administratorëve të bamirësisë ka konfirmuar se donacioni i vitit 2015 është bërë me qëllim për të mbrojtur reputacionin e bamirësisë.

princi i uellsit charles sheikh hamad bin jassim bin jaber al-thani\\

Sondazh

Poll