Bota

"Po qante shumë", edukatorja vret vajzën 11-muajshe në Francë duke e detyruar të pijë acid

Gruaja, e cila rrëfeu ngjarjen dhe u arrestua me akuzën e vrasjes vullnetare të një fëmije nën 15 vjeç, spërkati Lizën e vogël me një substancë kaustike nga ato që përdoreshin për të zhbllokuar lavamanët dhe më pas e bëri atë ta gëlltiste. Arsyeja, sipas asaj që 27-vjeçarja ka pranuar gjatë marrjes në pyetje, është se vogëlushja “ka qarë shumë”.

26 Qershor 2022, 09:29 Nga d.a.
"Po qante shumë", edukatorja vret vajzën 11-muajshe në
Policia francezr

FRANCË- Një foshnje 11-muajshe, vajza e një inxhinieri italian nga Bergamo, është vrarë në një çerdhe në Lion të Francës nga edukatorja 27-vjeçare.

Sipas mediave vendase, gruaja, e cila rrëfeu ngjarjen dhe u arrestua me akuzën e vrasjes vullnetare të një fëmije nën 15 vjeç, spërkati Lizën e vogël me një substancë kaustike nga ato që përdoreshin për të zhbllokuar lavamanët dhe më pas e bëri atë ta gëlltiste. Arsyeja, sipas asaj që 27-vjeçarja ka pranuar gjatë marrjes në pyetje, është se vogëlushja “ka qarë shumë”.

Tragjedia ndodhi të mërkurën e 22 qershorit brenda kopshtit People & Baby në Danton në Lyon, rreth orës 8 të mëngjesit u thirr ndihma, e cila e transportoi fëmijën në spitalin Femme-Mère-Enfant në Bron ku fatkeqësisht u konstatgua vdekja e saj nga djegiet e tmerrshme. Prokuroria Publike e Lionit hapi një hetim për incidentin, por sipas shtypit vendas, episode të keqtrajtimit të fëmijëve që qanin tashmë ishin raportuar në të njëjtën strukturë.

Sipas të përjavshmes lokale Prima Bergamo, Lisa e vogël ishte e bija e Fabio Bertuletti, 37 vjeç nga Torre Boldone, i specializuar në projekte të linjave të tensionit të lartë, pasi u diplomua në Inxhinieri në Bergamo, punoi për disa vite në Italia përpara se të transferohej në Francë. Ai jeton në Lyon me gruan e tij Sophie, 38 vjeç dhe më 30 qershor 2021 lindi vajza e tyre. Funerali i Lizës do të mbahet në Lyon më 29 qershor, një ditë para ditëlindjes së saj të parë.

edukatorja vret femijen france fabio bertuletti

Sondazh

Poll