Bota

“Para në bankë, lokale e 100 mijë€ cash”/ Kjo është pasuria e deputetit që iu vodhën 50 mijë euro

Paratë, sipas deputetit, nuk kanë qenë tijat por të një të afërmi të tij, ndaj dhe nuk i kishte raportuar këtë shumë të parave në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

26 Qershor 2022, 11:02 Nga k.m.
“Para në bankë, lokale e 100 mijë€ cash”/ Kjo
Mirsad Shkreta

PRISHTINË- Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta pretendon se i janë vjedhur 50 mijë euro dhe bizhuteri, me vlerë 10 mijë euro. Paratë, sipas deputetit, nuk kanë qenë tijat por të një të afërmi të tij, ndaj dhe nuk i kishte raportuar këtë shumë të parave në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Përveç si deputet, Shkreta punon edhe si mjek stomatolog dhe kirurg oral në një klinikë dhe profesor në UBT.

Në AKK, ai ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një shtëpi banimi në vlerë prej 200 mijë eurosh dhe katër lokale afariste në vlerë totale prej 165 mijë e 400 euro. Si pronë të tij, Shkreta ka deklaruar një banesë, të cilën e ka blerë me kredi dhe të ardhura të trashëguara, vlera të cilës është 70 mijë euro. Po ashtu, ai ka deklaruar një veturë në vlerë prej 25 mijë euro, e cila, sipas tij, është blerë me kredi dhe është në pronësi të përbashkët.

Në deklarimin e pasurisë së tij në AKK, Shkreta ka bërë me dije gjithashtu se ai dhe bashkëshortja e tij janë aksionarë në një kompani, të quajtur “Integrident”.

Ai ka deklaruar një veturë në vlerë prej 25 mijë euro, e cila, sipas tij, është blerë me kredi dhe është në pronësi të përbashkët. ndërsa si para të gatshme, Shkreta ka deklaruar se ka mbi 100 mijë euro në bankë.

mirsad shkreta kosove

Sondazh

Poll