Bota

Mashtrimi- "Klitschko" bisedon me homologët e Berlinit, Madridit dhe Vjenës, mezi e kuptojnë që s'ishte real

Kryebashkiakët e Berlinit dhe Vjenës u mashtruan dukshëm nga një haker që përdori materialin e vërtetë fotografik të Klitschkos dhe krijoi një animacion kompjuterik.

26 Qershor 2022, 10:38 Nga k.m.
Mashtrimi- "Klitschko" bisedon me homologët e  Berlinit, Madridit
Vitali Klitschko

GJERMANI- Kryebashkiakët e Berlinit, Madridit dhe Vjenës janë mashtruar duke i bërë të besojnë se kanë komunikuar me homologun e tyre nga Kievi, Vitali Klitschko. Kryebashkiakët e Berlinit dhe Vjenës u mashtruan dukshëm nga një haker që përdori materialin e vërtetë fotografik të Klitschkos dhe krijoi një animacion kompjuterik.

Ludëig i tha shërbimit publik ORF se kishte diçka të dyshimtë në fund të bisedës. Ai, ndryshe nga kolegia nga Berlini, nuk e ndërpreu bisedën pas deklaratave të dyshimta.

Për shkak të videobisedave të rreme, Klitschko i vërtetë ka paralajmëruar kolegët e tij me një mesazh që të kenë kujdes dhe të flasin vetëm përmes kanaleve zyrtare, të flasin vetëm në gjermanisht apo anglisht dhe se nuk ka nevojë për përkthyes.

Biseda e Ludëig me Klitschkon rezultoi falso. Drejtori i Drejtorisë për Sigurinë Shtetërore dhe Inteligjencë, Omar Haidjavi-Pirher, theksoi se rreziku i “dip fakes” është vënë në dukje në mënyrë aktive javët e fundit.

“Ky fenomen nuk është asgjë e re dhe ne kemi prezantuar në fund të majit Planin Kombëtar të Veprimit, i cili parashikon masa kundër këtij lloji të krimit”, tha ai.

Po ashtu, ai tha se para fillimit të bisedimeve politikanët duhet të kontaktojnë sigurimin shtetëror, i cili do të bëjë kontrollin e nevojshëm. Është interesant fakti se të njëjtin problem ka pasur edhe zyra e kryetarit të Madridit dhe se rasti është denoncuar në polici.

*Dip-fake janë video të rreme që krijohen kur teknologjia mëson t’ju imitojë duke përdorur inteligjencën artificiale për të zëvendësuar ose modifikuar në mënyrë dixhitale një fytyrë./ Marrë nga Blic

vitali klitschko ukraine

Sondazh

Poll