Bota

Mediat serbe: Deklaratat e Putin për Kosovën, 'thikë pas shpine' nga ‘vëllai’ ynë i madh

Deklaratat e Putinit erdhën në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për Serbinë, e cila po përballet me presionin e Perëndimit për të njohur Kosovën

26 Qershor 2022, 09:12 Nga d.d
Mediat serbe: Deklaratat e Putin për Kosovën, 'thikë pas
Vladimir Putin, Aleksandër Vuçiç

RUSI-Një pjesë e publikut dhe mediave në Serbi e ka konsideruar "Një thikë pas shpine" shembullin e Kosovës që përmendi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, në kontekstin e njohjes së rajoneve pro-ruse në Ukrainë.

Sipas mediave serbe, Ministri i Brendshëm serb Aleksandër Vulin, ka postuar në Tëitter duke thënë se Rusia nuk ndryshon qëndrimin e saj dhe se nuk do ta njohë Kosovën si të pavarur.

Por që Rusia do të vazhdojë të përdorë, thonë ata, precedentin e Kosovës për të justifikuar shkëputjen e njëanshme dhe shpalljen e pavarësisë së Donjeskut dhe Luhanskut. Ai ka qenë një krahasim që ka bërë këtë muaj Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, teksa ai përsëri arriti në atë shembull, duke shpjeguar njohjen ruse të këtyre dy rajoneve në Ukrainë.

Çfarë do të thotë deklarata e Putinit, nëse e përjashtojmë atë nga konteksti i dukshëm për të cilin synohet, dhe ai është justifikimi i pushtimit dhe njohja nga Rusia e pavarësisë së republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luganskut?

Ish-ambasadori i Serbisë në Bjellorusi Srecko Djukic, i cili edhe pas krahasimit të parë të Kosovës me Donjeskun dhe Luhanskun tha se “Rusia e njohu Kosovën”.

“Duke iu referuar precedentit, ai gjithmonë thotë se nëse Shtetet e Bashkuara mund ta bëjnë Kosovën e pavarur, pse Rusia nuk mund ta bëjë Osetinë e Jugut të pavarur dhe të ashtuquajturat shtete të tjera," tha Djukic.

Deklaratat e Putinit erdhën në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për Serbinë, e cila po përballet me presionin e Perëndimit për të njohur Kosovën si një nga parakushtet në rrugën drejt Bashkimit Evropian. 

 

 

 

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll