Bota

Tensione në qendër të Athinës, sulmohen zyrat e PASOK dhe ministrisë së Kulturës

Sulmi ka ndodhur rreth orë 21:00

26 Qershor 2022, 08:44 Nga d.d

Tensione në qendër të Athinës, sulmohen zyrat e PASOK dhe

Foto ilustruese

GREQI- Një sulm ka ndodhur në Athinë mbrëmjen e djeshme,  jashtë zyrave të PASOK-ut nga disa persona të paidentifikuar.

Sipas mediave greke, një grup prej rreth 50 personash iu kanë vendosur zjarrin koshave në rrugën Tositsa dhe rrugicat përreth, ndërsa disa sulmuan skuadrën jashtë zyrave të PASOK-ut në Charilaou Trikoupi dhe atë jashtë Ministrisë së Kulturës në rrugën Bouboulinas.

Sulmi ka ndodhur rreth orë 21:00, ndërsa efektivët e policisë së grupit DRASI janë kundërpërgjigjur duke hedhur gazë lotësjellës. 

 

sulm ne greqi athine pasok

Sondazh

Poll