Bota

Rusia i premton Bjellorusisë raketa bërthamore 'Iskander-M'

26 Qershor 2022, 08:34 Nga d.d
Rusia i premton Bjellorusisë raketa bërthamore 'Iskander-M'
Lufta ukraine-rusi

MOSKA- Presidenti Vladimir Putin, ka njoftuar se Rusia do t'i dërgojë aleatit të saj Bjellorusisë sisteme raketore bërthamore me rreze të shkurtër veprimi në muajt e ardhshëm.

Putin tha se sistemet Iskander-M "mund të lëshojnë raketa të lundrimit, konvencionale dhe ato bërthamore".Sistemet kanë një distancë deri në 500 km.

Sipas BBC, tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë përshkallëzuar, pas vendimit të Putin për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt.Putin ka bërë disa referenca për armët bërthamore që atëherë, të cilat disa i kanë interpretuar si një paralajmërim për vendet perëndimore që të mos ndërhyjnë.


Duke folur në Shën Petersburg, Putin tha se Rusia do të ndihmonte në modifikimin e avionëve luftarakë bjelloruse SU-25 në mënyrë që ata të mund të mbanin armë bërthamore.

Të premten në mbrëmje Rusia ka hedhur ​​një breshëri raketash në veri dhe perëndim të Ukrainës. Të paktën tre persona u vranë dhe të tjerë mund të varrosen nën rrënoja në qytetin Sarny në perëndim të Kievit, tha një zyrtar lokal.


Disa nga raketat u hodhën nga Bjellorusia, tha Ukraina. Bjellorusia ka ofruar mbështetje logjistike për Rusinë, por ushtria e saj nuk po merr pjesë zyrtarisht në luftë.

Shërbimi inteligjent i Ukrainës tha se sulmet me raketa ishin pjesë e përpjekjeve të Kremlinit për të tërhequr Bjellorusinë në luftë.

 

 

lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll