Sport

VIDEO/ Skandal i pashembullt, presidenti zbret në fushë dhe godet gjyqtarin

Pas barazimit në minutën e 92-të, në ndeshjen midis Kano Pillars dhe Dakkada, ndodh skandali i pashembullt në futbollin nigerian.

25 Qershor 2022, 17:11 Nga DOSJA

VIDEO/ Skandal i pashembullt, presidenti zbret në fushë dhe godet

NIGERI - Ka mjaftuar një gol në minutën e 92-të, që ka barazuar rezultatin në 1-1, që presidenti i klubit vendas, Yahaya Surajo, të zbresë me vrap në fushë dhe të godasë me grusht pas koke gjyqtarin anësor.

Ky skandal i paprecedentë ka ndodhur në ndeshjen midis Kano Pillars dhe Dakkada në futbollin Nigerian. Kërcënime të shumta kanë ardhur në drejtim të gjyqtarëve dhe ata janë detyruar së bashku të anulojnë golin për pozicion të parregullt.

Raportohet nga media vendase se Federata e Futbollit të Nigerisë ka reaguar dhe ka pezulluar menjëherë presidentin e klubit për sjelljen e tij jo sportive.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll