Sport

Vrapoi 95.3 metra për të shënuar, realizimi i i Theo Hernandez zgjidhet goli i vitit në Serie A

Çmimi për golin më të mirë të sezonit shkon për lojtarin e Milanit Theo Hernandez. Në takimin ndaj Atalantës, mbrojtësi vrapoi 95.3 metra

25 Qershor 2022, 17:10 Nga DOSJA

Vrapoi 95.3 metra për të shënuar, realizimi i i Theo Hernandez

ITALI- Çmimi për golin më të mirë të sezonit shkon për lojtarin e Milanit Theo Hernandez. Në takimin ndaj Atalantës, mbrojtësi vrapoi 95.3 metra.Lega Serie A në faqen zyrtare ka publikuar golin e francezit. Një kryevepër e shpejtësisë, fuqisë dhe teknikës që nxiti 75,000 tifozët e pranishëm në San Siro dhe më gjerë.

Ka nga ata që e krahasuan me një gol si Weah apo Schevchenkos, madje edhe si Maradona, por, përveç bukurisë, ai gol ishte shumë i rëndësishëm, sepse arriti në javën e parafundit të kampionatit, në betejën për titullin kampion ndaj Interit.



E.Ç (Dosja.al)

theo hernandez

Sondazh

Poll