Sport

Spikati në Kategorinë Superiore, sulmuesi mund të tërhiqet në moshën 33-vjeçare, ka ofertë si drejtor sportiv

Agim Ibrahimi, ish-kapiteni i Dinamos dhe Kukësit mund ti japë fund me futbollin e luajtur në moshën 33-vjeçare.

25 Qershor 2022, 16:28 Nga DOSJA

Spikati në Kategorinë Superiore, sulmuesi mund të tërhiqet

SHQIPËRI- Agim Ibrahimi, ish-kapiteni i Dinamos dhe Kukësit mund ti japë fund me futbollin e luajtur në moshën 33-vjeçare. Portali “Sportmedia.mk” në Maqedoninë e Veriut ka publikuar një artikull ku sipas të gjitha gjasave, Shkëndija e Tetovës mund të emërojë Ibrahimin si drejtorin e ri sportiv.

I rritur në akademinë e Shkëndijes së Tetovës, Agim Ibrahimi konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të që ka dalë nga klubi kuqezi. Me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, Ibrahimi ka zhvilluar 40 paraqitje dhe 7 gola. Lajmet e fundit thojnë se ka pasur bisedime me drejtuesit e klubit nga Tetova, dhe tani mbetet sigurisht të saktësohen disa detaje.

Kjo nuk do të thotë se i rrezikohet puna Artim Shaqirit, i cili tashmë ka dy funksione në skuadër, si trajner dhe si drejtor sportiv te Shkendija.Jozyrtarisht, Shaqiri preferon të qëndrojë si trajner dhe ka vend për të dy nga personazhet që konsiderohen si legjenda të klubit.

E.Ç (Dosja.al)

agim ibrahimi

Sondazh

Poll