Bota

Nuk ndalen protestat në Hong Kong, Policia përdor gjatë gazin lotsjellës

28 Korrik 2019, 20:44 Nga DOSJA
Nuk ndalen protestat në Hong Kong, Policia përdor gjatë gazin

HONG KONG- Për të dytën natë radhazi policia në Hong Kong përdori gazin lotësjellës për të shpërndarë turmat e demonstruesve që vazhdojnë prej javësh protestat pro-demokraci. 

Protestuesit zaptuan dy skaje të kundërta të qendrës së Hong Kongut, pas një tubimi me thirrjet kundër përdorimit të gazit lotësjellës.

Pasi ra nata, një grup bllokoi një rrugë pranë zyrës ndërlidhëse të qeverisë kineze. Policia i paralajmëroi të largoheshin, më pas filloi të përdorte gazin lotësjellës kundër tyre. Disa dyqane të zonës ishin mbyllur para orarit, duke parashikuar trazira.

Hong Kongu është mbërthyer prej javësh nga trazirat, të cilat filluar pasi autoritetet propozuar një prjektligj për deportimin e personave të akuzuar në Kinë. Të shqetësuar nga reagimi publik autoritetet e anuluan projekt-ligjin, por tani protestat janë shndërruar në thirrje kundër korrupsionit dhe masave jo-demokratike të autoriteteve, sidomos kundër aktivistëve dhe kundërshtarëve.

(Marrë nga VOA)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dhune ne hong kong hong kong protesta ne hong kong dhune ne hong kong hong kong protesta ne hong kong

Sondazh

Poll