Sport

VIDEO/ Barcelona nuk e harron, i uron Messit ditëlindjen me një gol të veçantë…

Klubi katalan i uron yllit argjentinas përvjetorin në rrjetet sociale, në ditën kur ai mbush 35 vjeç

24 Qershor 2022, 16:59 Nga DOSJA

VIDEO/ Barcelona nuk e harron, i uron Messit ditëlindjen me një gol

SPANJE - FC Barcelona ka uruar Leo Messin për ditëlindjen këtë të premte. Ylli argjentinas festoi 35-vjetorin e tij dhe ish-skuadra e tij dhe klubi në të cilin ai bëri histori kujtuan datën dhe i dedikuan një urim të këndshëm në rrjete sociale. 

Përtej mesazhit (Gëzuar ditëlindjen, Leo), klubi e shoqëroi tekstin me një video të golit të madh që Messi shënoi kundër Manchester United në finalen e Champions League në ‘Wembley’ më 2011.  Messi do ta kalojë ditëlindjen me familjen e tij, larg miqve sepse ishte i fokusuar te skuadra e tij për shkak të kompeticioneve si Kupa e Amerikës apo Kupa e Botës. 

Me këtë rast, sulmuesi argjentinas, gruaja e tij dhe fëmijët e tyre janë parë së fundmi në Ibiza, ku shijojnë disa ditë relaksi dhe shkëputjeje, si çdo vit, të shoqëruar nga miq si Cesc Fábregas dhe Luis Suarez me familjet e tyre përkatëse.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll