Sport

200 milionë në horizont: Barcelona ‘negocion’ kundër kohës…

Pas transferimit të 10% të të drejtave televizive për 25 vjet, ndoshta klubi katalan mund ta mbyllë vitin financiar 21/22 pa humbje

24 Qershor 2022, 15:30 Nga DOSJA
200 milionë në horizont: Barcelona ‘negocion’ kundër

SPANJE - Barcelona po punon me shpejtësi të plotë për të aktivizuar levën e saj të parë ekonomike, që do t'i lejojë të mbyllë vitin financiar 2021/22 pa humbje. Një objektiv themelor për të siguruar që miratimi i drejtorëve të mos rrezikohet dhe që ata të ndalojnë së bëri humbje për të tretin vit radhazi. Kjo është e rëndësishme, sepse lehtëson presionin e ‘fair-play’ financiar mbi klubin.

Në këtë kohë, Joan Laporta dhe Eduard Romeu po negociojnë me fonde të ndryshme investimi për transferimin e 10% të të drejtave televizive për një periudhë 25-vjeçare. Kjo është oferta që po negociohet paralelisht me fondet në fjalë. Kjo do të nënkuptonte rreth 200 milionë euro, që do të hynin në klub dhe do të lejonin mbylljen e bilancit me një fitim të vogël.

Klubi i kërkoi pak ditë më parë asamblesë së delegatëve, leje për të negociuar transferimin e të drejtave televizive me maksimum 25%. Për momentin, klubi mendon vetëm të shesë 10% të të drejtave të përmendura në treg, që do të thotë rreth 200 milionë euro. Për momentin, është shumë e rëndësishme që klubi t'i japë dritën jeshile këtij operacioni sa më shpejt, nëse dëshiron që të ndikojë në bilanc, pasi afati mbyllet për një javë. 

Leva tjetër që po negociohet, por që nuk do të hyjë në fuqi përpara datës 30 qershor, është shitja e 49% të BLM. Kjo do të jetë shumë e rëndësishme për të zbutur presionin në ‘fair-play’ financiar dhe afati i fundit do të jetë 31 korriku.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll