Sport

“Mjaft bëtë si…”, po xhironin një dokumentar, ylli i Man.United nuk ua kursen fjalorin e pistë dy shokëve të skuadrës

ezoni që sapo u mbyll për Manchester United nuk ishte pozitiv. Klubi nuk arriti dot pjesëmarrjen në Champions league dhe klima brenda dhomave të zhveshjes ishte e rëndë, me shumë grindje që prishën vitin e ‘Djajve të Kuq’

24 Qershor 2022, 12:57 Nga DOSJA

“Mjaft bëtë si…”, po xhironin një dokumentar,

ANGLI- Sezoni që sapo u mbyll për Manchester United nuk ishte pozitiv. Klubi nuk arriti dot pjesëmarrjen në Champions league dhe klima brenda dhomave të zhveshjes ishte e rëndë, me shumë grindje që prishën vitin e ‘Djajve të Kuq’. Një video është shfaqur orët e fundit në rrjetet sociale,e publikuar nga agjencia braziliane e marketingut të futbollit O Clube Football si pjesë e një dokumentari të titulluar “Një ditë në jetën e Telles”.

Në video, vetë Alex Telles në shoqërinë e Fred qëndron jashtë qendrës sportive me qëllim të xhirimit dhe sapo Bruno Fernandes i sheh ata nga larg ai i bërtet: " “Mjaft bërët si b..e. Jeni këtu për të luajtur futboll dhe jo për të filmuar. Filmoni k…n tim”, dëgjohet të thotë Bruno Fernandes ndaj brazilianëve, të cilët kanë mbetur të befasuar nga reagimi.

Fred dhe Telles, me sa duket të hutuar nga reagimi i Bruno Fernandes, i përgjigjen mesfushorit: "Relax, dreqin!". Siç raportohet nga Daily Mail, pavarësisht përdorimit të sharjeve, shkëmbimi me sa duket është një shaka mes shokëve të skuadrës, por kjo nuk i ka penguar tifozët e United të lavdërojnë mentalitetin e portugezit.

E.Ç (Dosja.al)

bruno fernandes manchester untied

Sondazh

Poll