Sport

Zbardhet kalendari i Serie A/ Milan dhe Juventus e nisin në shtëpi! Zbulohen datat e derbit të Milanos dhe Italisë

Ditën e premte është hedhur kalendari i Serie A për sezonin 2022/2023. Serie A pritet të fillojë fundjavën e së shtunës 13 dhe të dielën e 14 gushtit

24 Qershor 2022, 13:42 Nga DOSJA

Zbardhet kalendari i Serie A/ Milan dhe Juventus e nisin në shtëpi!

ITALI- Ditën e premte është hedhur kalendari i Serie A për sezonin 2022/2023. Serie A pritet të fillojë fundjavën e së shtunës 13 dhe të dielën e 14 gushtit. Në javën e parë, kampionët e Italisë, Milan do tëp resin Udinesen, ndërkohë që Inter do të luajë në transfertë ndaj Lecces, skuadër që këtë sezon arriti elitën e futbollit italian.

Derbi i Milanos do të luhet në javën e 5-të, pikërisht më datë 4 shtator, ndërsa ai i fazës së dytë do të zhvillohet më 5 shkurt në javën e 21-të.

Ndeshja e parë e derbit të Italisë mes Juvnetusit dhe Inteirt do të luhet në “Allianz Stadium” në javën e 13-të më 6 nëntor, ndërsa në “Giuseppe Meazza” do të zhvillohet më 19 mars në javën e 27-të. Ndërkohë interesant është fakti se në javën e parafundit ë sezonit do të luhen Juventus-Milan dhe Inter Atalanta.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

serie a

Sondazh

Poll