Sport

Ketelaere, ‘De Bruyne i ri’, që kërkohet nga gjysma e Europës, Milan në ‘pole’

Janë disa skuadra që kanë pyetur për të në klubin belg pas sezonit të shkëlqyer ku ai ka luajtur

24 Qershor 2022, 16:37 Nga DOSJA
Ketelaere, ‘De Bruyne i ri’, që kërkohet nga gjysma e

BELGJIKE - Do të jetë e rrallë që Charles De Ketelaere të vazhdojë te Bruges përtej kësaj vere. Sulmuesi 21-vjeçar belg ka pasur një sezon të mrekullueshëm me skuadrën e drejtuar nga Alfred Schreuder deri vonë, duke shënuar 18 gola në 49 ndeshje zyrtare, duke bërë që disa skuadra të mëdha europiane të pyesin dhe të interesohen për të.

Konkretisht, flitet për interesim nga skuadrat e Premier League si Leeds United dhe Leicester, por edhe nga ekipe të tjera të Serisë A, si Napoli apo dhe Milan. Në fakt, përsa i përket skuadrës ‘rossonero’, nuk është hera e parë që ajo shfaq interesa për blerjen e De Ketelaere, madje milanistët duket edhe sikur janë në ‘pole’ deri tani.

Sa i përket çmimit të tij, që disa e quajnë 'De Bruyne i ri' (me veçantinë se ai është mëngjarash), gjithçka tregon se Bruges në asnjë rrethanë nuk do të pranojë oferta nën 30 milionë euro. Ai ka kontratë deri në vitin 2024 dhe në zyrat e ‘Jan-Breydel Stadion’ e dinë që kanë një diamant të ashpër në duar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll