Sport

Kepa i vendosur, nuk e përjashton edhe largimin nga Chelsea: “Dua të luaj më shumë”!

Portieri bask dëshiron të ketë më shumë mundësi për t’u aktivizuar, madje ai është gati edhe të largohet nga ‘blutë’ e Londrës për të realizuar qëllimin e tij

24 Qershor 2022, 16:05 Nga DOSJA
Kepa i vendosur, nuk e përjashton edhe largimin nga Chelsea: “Dua

ANGLI - Kepa Arrizabalaga është shumë i qartë për preferencat e tij për sezonin e ardhshëm. Pas një viti nën hijen e Edouard Mendy te Chelsea, portieri bask dëshiron të ketë një rol më shumë te ‘blutë’ e Londrës. Siç shpjegohet në një intervistë për ‘Marca’-n, ai e ka prioritet qëndrimin në ‘Stamford Bridge’, megjithëse nuk përjashton mundësinë për një ndryshim peizazhi, për të marrë më shumë minuta në lojë. 

“Për momentin unë jam lojtar i Chelseas, por ajo që është e qartë për mua është se dua të luaj më shumë, sepse kam ardhur prej një apo dy vitesh ku, kur kam luajtur, kam pasur një paraqitje të shkëlqyer,”- thotë ish-lojtari i Athletic.

Kepa ka performuar mirë kur ka luajtur, edhe pse ai ka vetëm 13 ndeshje këtë sezon. "Kjo është arsyeja pse, për shkak të performancës së mirë që kam pasur, ndjenja është se dua të luaj më shumë. Unë jam te Chelsea dhe dua të kem sukses këtu. Dhe nëse kjo nuk është e mundur, ne do të shohim mundësi të tjera, sepse objektivi im i qartë është të luaj".

Basku nuk ngutet, por ai do të bisedojë me Tuchel, se cili do të jetë roli i tij në ekip, përpara se të marrë një vendim. "Unë nuk jam i dëshpëruar. Në fund, jam në një klub të madh... Do të flas me trajnerin dhe do të vendosim, por me mesazhin e qartë se dua të luaj më shumë,"- thotë ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll